SHTËPIAKU u themelua në vitin 2006 në Prishtinë. Idea për të themeluar një kompani e cila ofron shërbime profesionale të mirëmbajtjes dhe pastrimit të objekteve banesore dhe shtëpive private lindi nga 4 partnerët e kompanisë. Me përvojë shumë të gjatë në këtë industri dhe kontakt të vazhdueshëm me tregun, këta ndërmarrës kishin kuptuar shumë herët nevojën urgjente të qytetarëve të Prishtinës për shërbime efikase dhe të besueshme të mirëmbajtjes dhe pastrimit të vendbanimeve të tyre. Por misioni i SHTËPIAKU-t shkon edhe më tutje: mënyrë alternative të qasjes ndaj problemeve teknike të cilat ndodhin çdo ditë në shtëpitë e qytetarëve.
SHTËPIAKU është ndërmarrja e parë private e cila ofron shërbime profesionale për mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve banesore dhe shtëpive private në rajonin e Prishtinës.
Me ekip të besueshëm profesional, intervenime efikase, garancion të shërbimeve, dhe sigurim konstant të kompanisë dhe punëtorëve, SHTËPIAKU i është përkushtuar plotësisht përmbushjes së nevojave të klientëve.
Pajisjet më të sofistikuara bashkëkohore të markave më të njohura, 15 automjetet të cilat shërbejnë edhe si punëtori mobile, disponueshmëria 24 orëshe e ekipit kujdestar, dhe vlerësimi i vazhdueshëm i punës nga klientët të cilit i kushtohet rëndësi tejet e madhe, përmirësojnë shërbimet e SHTËPIAKU-t deri në përsosmëri dhe bëjnë që klientët të jenë gjithmonë të kënaqur me shërbimin e ofruar.